lihi forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Letra Dashurie...!!!

Shko poshtė

Letra Dashurie...!!! Empty Letra Dashurie...!!!

Mesazh nga Virusi-V Sat May 26 2007, 01:09

LETRA DASHURIE NE SHEKUJ.

Paris,dhjetor 1795...

Napoleon Bonaparti i shkruan gruas se tij Jozefines...Kjo leter u shkrua pak dite para marteses...
U zgjova duke menduar per ty.Portreti yt dhe mbremja qe kaluam bashke mi ka turbulluar ndjenjat e mia.E embla dhe e pakrahesueshmja Jozefine,ke efekt te cuditshem ne zemren time!Mos je zemeruar me mua?Mu duk sikur te pashe te trishtuar?Ke ndonje shqetesim?...
Shpirti im renkon nga vuajtjet dhe nuk ka prehje per ty e dashur,eshte nje britme therese,qe me therret ndjenjat qe me kane mbuluar,ndjenja qe marr nga buzet e tua,zemra jote..,nje dashuri po aq e nxehte sa zjarri!Mbreme e kuptova plotesisht sa pak tregon portreti yt.
Ti do te largohesh ne dreke.Pas tre oresh une do te takoj.Deri atehere e shtrenjta ime,do te te dergoj nje mije te puthura,te lutem mos me jep asnje sepse do te me ndezesh gjakun....
avatar
Virusi-V
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Letra Dashurie...!!! Empty Re: Letra Dashurie...!!!

Mesazh nga Virusi-V Sat May 26 2007, 01:09

6 Korrik 1806....Zbulohet letra e fundit e Bethohevenit drejtuar nje gruaje misterioze.Ai e quante "E dashura ime e pavdekshme"

Engjelli im,shpirti im,vetja ime,zemra ime.Vetem pak fjale dhe keto te shkruara nga pena jote.Deri te nesermen,qe do te shihemi bashke me duket nje humbje e madhe kohe.Kam nje dhimbje te thelle ne gjoks dhe me duket se me flet shpirti.A mundet qe dashuria jone te duroje gjithe keto sakrifica?.Jo se po kerkojme gjithcka,por a mundet t'a ndryshojme kete situate,ku ti nuk je e gjitha e imja dhe une nuk jam i gjithi i yti?
-O Zot! Dil ne dritare dhe shiko mrekulline qe ka bere Zoti,qetesohu me veten.Dashuria kerkon cdo gje dhe me te drejte,te pakten sa na perket te dyve.Nese do te ishim te bashkuar ne nje trup nuk do te ndienim kurre dhimbje.
Tani te shohim pak pertej dritares se shpirtit.Ne duhet qe patjeter te shohim njeri-tjetrin.Une nuk mund t'i them dot gjithcka kam menduar gjate diteve te fundit.Nese zemrat tona do te ishin bashkuar nuk do te kerkoja asgje tjeter ne kete bote.Jam mbushur plot-ah...kam momente,ndjej qe fjalet nuk jane asgje,gezohu zemra ime,thesari im,vetja ime...te tjerat t'ia leme Zotit dhe ai do te beje me te miren per ne............I yti besnikerisht Lydvig.
avatar
Virusi-V
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Letra Dashurie...!!! Empty Re: Letra Dashurie...!!!

Mesazh nga Virusi-V Sat May 26 2007, 01:10

E diele 19 Qershor 1836
Honore de Balzak...shkrimtari i njohur francez i shkruan konteshes polake,Evelina Hanska


E shtrenjta ime,po cmendem pas teje aq sa dhe ti pas meje,nuk mund te bej dy ide bashke sepse ti gjithmone futesh ne mes.Nuk mendoj dot per asgje tjeter vec teje.Edhe kur nuk dua imagjinata ime shkon tek ti.une te rrembej,te puth,kujdesem per ty.Sa i takon zemres,ajo eshte e gjitha e jotja.Kam nje ndjenje te embel.O Zot,cfare ka ndodhur,qe nuk mendoj dot asgje tjeter.Kjo mani po me frikeson cdo mengjez.
Zgjohem cdo moment dhe i them vetes "do te shkoj ta takoj".Pastaj ulem,i detyruar nga punet e shumta qe kam.Ka nje konflikt te tmerrshem brenda vetes time.Kjo nuk eshte jete.Kurre nuk me ka ndodhur nje gje e tille me pare.Me ke zaptuar te terin.Me duket vetja budalla,por dhe i lumtur sa here mendoj per ty.Vertitem ne enderra te bukura dhe me duket se po jetoj 1000 vjet.Cfare tmerri!I mbushur me dashuri dhe ne te njejten kohe duke pare veten te konsumuar nga hidherimi dhe situatat absurde.
E shtrenjta ime,Eva,ju nuk e dini,por une marr letren tende,e mbaj para vetes dhe flas me te sikur te te kisha perpara ty.Te shoh,sic te pashe dje,te bukur dhe te mrekullueshme.
Dje,gjate gjithe dites i thosha vetes "ajo eshte imja".
Ahh!Jam i sigurte se dhe vete engjejt nuk jane te lumtur ne parajse sa isha une dje!...
avatar
Virusi-V
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Letra Dashurie...!!! Empty Re: Letra Dashurie...!!!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi