lihi forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Detyrat e Njeriut ndaj ZOTIT

Shko poshtė

Detyrat e Njeriut ndaj ZOTIT Empty Detyrat e Njeriut ndaj ZOTIT

Mesazh nga Virusi-V Sat Aug 11 2007, 02:58

Lutja

Vargjet e Kuranit tė Shenjtė tė cituara formojnė, siē kam thėnė tashmė, bėrthamėn e mėsimeve tė Islamit. Tė marrė nė kuptimin mė tė gjėrė tė fjalės, dy parimet e veprimit tė pėrmendur nė kėto vargje kanė tė bėjnė me pėrmbushjen e detyrave tė njeriut ndaj Zotit dhe tė detyrave tė tij ndaj njeriut.{1} Tė luturit Zotit ėshtė thelbi i deyrave tė njeriut ndaj Zotit. Lutja ėshtė njė zbrazje e ndjenjave tė zemrės, njė kėrkesė e pėrvuajtur, e sinqertė dhe e devotshmė ndaj Zotit, si dhe njė shprehje plot respekt e dėshirave mė tė sinqerta tė shpirtit pėrpara Krijuesit tė tij. Nė Islam idea e lutjes, si tė gjitha idetė tjera fetare, gjen zhvillimin e vet mė tė lartė. Lutja, sipas Kuranit tė Shenjtė, ėshtė mjeti i vėrtetė i atij pastrimi tė zemrės i cili pėrbėn rrugėn e vetme tė komunikimit shpirtror me Zotin.

Kurani i shenjette thote:


"Recitoje atė qė tė ėshtė shfaqur nga Libri dhe lutu(falu) vazhdimisht. Eshtė mė se e vėrtetė qė lutja (falja) e mban njeriun larg tė padenjės dhe tė ligės; dhe sigurisht tė kujtuarit e Zotit ėshtė mė e madhja (forcė)"


Prandaj Islami porosit me ngulm qė tė bėhet lutja (falja) si mjet i ngritjes morale tė njeriut. Lutja qė degjeneron nė njė ritual tė thjeshtė, nė njė ceremoni tė thatė e bajate qė kryhet me mungesė sinqeriteti nė zemėr, nuk ėshtė lutja qė rekomandohet si detyrė nga Islami. Njė lutje e tillė demaskohet shprehimisht: "Mjerė ata qė luten, tė cilėt janė tė shkujdesur ndaj lutjeve tė tyre! Dhe ata qė sikur bėjnė mirė vetėm pėr t’u dukur" (107:4-6). Nė tė njejtin paragraf thuhet gjithashtu se lutja ėshtė e padobishme nė qoftė se nuk tė drejton nga shėrbimi ndaj njerėzimit.

Nė Islam nuk ka Sabbath apo ditė tė caktuar pėr lutje. Lutja ėshtė bėrė pjesė e punėve tė pėrditshme tė njeriut. Ėshtė veprimi i parė i ditės sė njė muslimani, ėshtė gjithashtu dhe veprimi i tij i fundit, kurse ndėrmjet kėtyre dy lutjeve ka dhe tri lutje tė tjera gjatė orėve tė punės ose tė shlodhjes. Pra Islami kėrkon qė, edhe kur ėshtė nė kulm tė punės, njė musliman duhet tė jetė nė gjendje tė shkėputet nga tė gjitha angazhimet materiale pėr njė kohė tė shkurtėr dhe t’i kushtohet lutjes. Si rrjedhojė Islami i ka eliminuar tė gjitha institucionet e murgjėrisė, tė cilat kėrkojnė qė njeriu tė heqė dorė nga tė gjitha angazhimet materiale gjatė tėrė jetės sė tij me qėllim qė mbajė komunikimin shpirtror me Zotin. Islami e bėn tė mundur komunikimin shpirtror me Zotin edhe kur njeriu ėshtė i zėnė nė kulm me angazhimet e tij materiale, duke bėrė kėshtu tė mundur atė qė konsiderohej e pamundur pėrpara ardhjes se tij.

Mėnyra islamike e adhurimit (faljes) ėshtė llogaritur pėr tė pėrqėndruar vėmendjen mbi njė objekt: realizimin e pranisė Hyjnore. Abdesi qė paraprin lutjet, pozicioni i respektuar gjatė qėndrimit nė kėmbė, pėrkulja pėrpara, rėnia pėrmbys dhe pozicioni i respektuar nė gjunjė – tė gjitha ndihmojnė mendjen pėr ta realizuar praninė Hyjnore si fakt; dhe njeriut qė falet i mbushet zemra me ngazėllim kur ia bėn nderet Zotit te Madh jo vetėm me gojė por dhe me tėrė trupin.

Ne Islam, faljet e pėrditshme kolektive (nė grup) janė gjithashtu mjete tė nivelimit tė tė gjitha dallimeve tė rangut, ngjyrės e kombėsisė, si dhe mjete qė sjellin kohezion e unitet midis njerėzve gjė qė pėrbėn bazėn e domosdoshme tė qėndrueshmėrisė sė njė qytetėrimi. Pėrpara Krijuesit tė tyre, tė gjithė besimtarėt qėndrojnė sup mė sup, sundimtari bashkė mė shtetasin mė tė pėrvuajtur, tė pasurit me lypsarin, i bardhi me zezakun. Pėr mė tepėr, mbreti apo i pasuri nė njė rradhė mbrapa ėshtė i detyruar ta vėrė kokėn, kur bie pėrmbys pėrpara Zotit, tek kėmbėt e tė varfėrit qė ėshtė pėrpara. Dallimet e rangut, pasurisė e ngjyrės zhduken brenda xhamisė, dhe brenda mureve tė saj mbizotėron njė atmosferė vllazėrimi, barazie e dashurie. Nė fakt, pesė faljet e pėrditshme kanė pėr qėllim, pėrveē tė tjerave, tė zbatojnė nė praktikė mėsimet teorike tė barazisė e vllazėrimit qė ka nė themel Islami.

Por ndėrsa Islami i ka dhėnė status tė pėrhershėm institucionit tė lutjes duke kėrkuar qė tė respektohet nė kohė tė caktuara dhe nė jė mėnyrė tė caktuar, ai ka lėnė gjithashtu hapėsirė tė gjėrė pėr vetė individin, veēanėrisht nė pjesėn e lutjes kur ai falet vetėm, qė tė bėjė ēfaredo lutjesh qė dėshiron dhe nė cilėndo gjuhė qė i pėlqen, nė njėrin nga katėr pozicionet (mė kėmbė, i pėrkulur pėrpara, i rėnė pėrmbys, ose i ulur).


Agjėrimi

Agjėrimi ėshtė njė nga ato institucione fetare tė cilat, ndonėse tė njohura botėrisht, janė pasuruar nga Islami gjersa kanė marrė njė kuptim krejt tė ri. Islami e mohoi krejtėsisht idenė se agjėrimi shėrben pėr tė qetėsuar zemėrimin Hyjnor, ose pėr tė ngjallur keqardhjen Hyjnore me anėn e vuajtjes sė vullnetshme, dhe nė vend tė saj futi agjėrimin e rregullt si disiplinė shpirtrore, morale e fizike e shkallės mė tė lartė. Objekti i ketij institucioni ėshtė i shprehur qartė nė Kuranin e Shenjtė: "Agjėrimi rekomandohet si detyrim pėr ju . . . qė ju tė ruheni nga e keqja" (2:183).

Pėr kėtė qėllim Islami ka vėnė nė dispozicion muajin e Ramadaan-it. Ēdo ditė nė kėtė muaj, kėrkohet qė tė mos hamė e tė mos pijmė e tė mos bėjmė marrėdhėnie seksuale nga agimi deri nė perėndim tė diellit. Por agjėrim do tė thotė dhe qė tė frenohemi nga ēdo lloj ligėsie. Nė fakt, mosngrėnia e ushqimit ėshtė vetėm njė hap pėr ta bėrė njeriun tė kuptojė se nė qoftė se ai mundet qė, si bindje ndaj Zotit, ta privojė veten nga diēka qė ėshtė pėrndryshe e ligjshme, atėhere sa herė mė e rėndėsishme ėshtė qė ai ta frenojė veten nga kryerja e veprimeve tė liga tė cilat janė tė ndaluara nga Zoti!

Nuk ka tundim mė tė madh se tundimi pėr tė shuar etjen e urinė kur ke pėrpara ushqime e pije; megjithatė, ky tundim kapėrcehet nga agjėruesi, jo nje herė a dy herė, si tė ishte rastėsisht, por ēdo ditė rregullisht pėr njė muaj tė tėrė, me njė qėllim tė pėrcaktuar pėr t’u afruar gjithnjė e mė shumė tek Zoti. Kurdoherė qė i del pėrpara njė tundim, ai e kapėrcen atė sepse ėshtė njė zė i brendshėm qė i thotė: "Zoti ėshtė me mua", "Zoti mė shikon"; kėshtu prania Hyjnore bėhet njė realitet pėr tė dhe brenda tij zgjohet njė vetėdije e re e njė jete mė tė lartė – njė jetė mbi atė qė mbahet me anėn e tė ngrėnit e tė pirit – dhe kjo ėshtė jeta shpirtrore.


Pelegrinazhi (Haxhi)

Pelegrinazhi (haxhilleku) nė Mekė, i cili qėndron si detyrė pėr t’u kryer nga ēdo musliman njė herė gjatė jetės sė tij nė qoftė se ai i ka mjetet financiare, pėrfaqėson fazen e fundit nė pėrparimin e shtegtarit shpirtror. Ai pėrfaqėson fazėn nė tė cilėn njeriu i dorėzohet plotėsisht vullnetit tė Zotit, si dhe sakrifikon tė gjitha interesat e tij dhe i flak tutje tė gjitha komoditetet e tij tė jetės pėr hir tė dashurisė sė Zotit. Kėrkesa e parė e Pelegrinazhit, e njohur si Ihrćm, nė tė cilėn hiqen tė gjitha veshjet e kushtueshme dhe shtegtari shpirtror ka vetėm dy ēarēafė pa tegela pėr tė mbuluar trupin, pėrfaqėson kėputjen e tė gjitha lidhjeve materiale pėr hir tė dashurisė sė Zotit. Njė tipar tjetėr i spikatur i Pelegrinazhit ėshtė Taėćf-i, rrotullimi rreth Qabesė (Ka`ba),{2} dhe duke kryer kėtė akt tė jashtėm shtegtari tregon se zjarri i dashurisė Hyjnore ėshtė ndezur brenda zemrės sė tij, dhe si njė qė ka rėnė vėrtet nė dashuri, ai bėn rrotullime rretheqark Shtėpisė sė Atij qė dashuron. Nė fakt, e gjithė gjendja e shtegtarit dhe tė gjitha devocionet e ndryshme tė lidhura me Pelegrinazhin pėrfaqėsojnė shkallėn nė tė cilėn adhuruesi, i brumosur me dashurinė e vėrtetė pėr Qenien Hyjnore, tregon se i ėshtė dorėzuar plotėsisht Zotit tė tij tė dashur dhe i ka flijuar tė gjitha interesat e veta pėr hir tė Tij.

Nė zhvillimin vjetor tė Pelegrinazhit, ka njė grumbullim tė pashoq tė njerėzimit nė Mekė: qindra mijė njerėz, tė gjithė tė frymėzuar nga idea e vetme qė secili tė ndjejė praninė e Qenies Hyjnore, te gjithė duke e pėrqėndruar mendjen nė tė Vetmen Qenie Supreme e Cila pėr momentin ėshtė objekti i tyre. Kėtyre u shtohet dhe efekti i fuqishėm i unitetit tė jashtėm i tė gjithėve, tė veshur njėlloj me tė njejtėt ēift ēarēafėsh, duke thirrur nė njė gjuhė qė kuptohet nga tė gjithė: lubbaika Allahumma lubbaika – "Ja tek jemi, O Allah! Ja tek jemi ne praniėn Tėnde".Sigurisht, nuk ėshtė se Zoti gjėndet vetėm nė Mekė e nė asnjė vend tjetėr, megjithatė ai grumbullim i jashtėzakonshėm njerėzish e ndjen praninė e Tij sikur Ai tė ishte vėrtetė mu nė mes tė tyre. E tillė ėshtė pėrvoja mė e lartė shpirtrore e shtegtarėve, pėrvoja jo e hermitit qė mbyllet brenda nė kuvlinė e tij, por pėrvoja e njė mase tė fuqishme njerėzish tė mbledhur tok nė njė vend.

Pelegrinazhi ka dhe njė ndikim tė mrekullueshėm, si asnjė institucion tjetėr nė botė, nė sheshimin e tė gjitha dallimeve tė racės, ngjyrės, kombėsisė, rangut apo pasurisė. Jo vetėm qė njerėz tė tė gjitha racave dhe tė gjithė vendeve mblidhen sė bashku si shėrbėtorė tė Zotit, por nuk ka asgjė qė t’i dallojė tė lartėt nga tė ultėt. Ėshtė njė mizėri e jashtėzakonshme qėniesh njerėzore, tė gjithė tė veshur njėlloj, tė gjithė duke lėvizur nė tė njėjtin drejtim, tė gjithė vetėm mė njė fjalė nė gojė. Nė kėtė mėnyrė ēdo muslimani i kėrkohet qė tė kalojė njė herė nė jetė nėpėr atė portė tė ngushtė tė barazisė qė tė ēon drejt vllazėrimit tė gjėrė. Tė gjithė njerėzit janė tė barabartė nė lindje dhe nė vdekje, por Pelegrinazhi ėshtė rasti i vetėm nė tė cilin ata mėsohen si tė jetojnė njėlloj, si tė veprojnė njėlloj dhe si tė ndjejnė njėlloj.


Akte tė praktikueshme e kuptimplote tė lutjes

Kėshtu pra shihet se tė gjitha kėto rregulla morale islamike kanė pėr qėllim vetėm ngritjen morale tė njeriut. Islami nuk parashtron asnjė institucion qė mund tė thuhet se ėshtė njė adhurim i pakuptimtė i Zotit. Qėllimi e objekti i tė gjitha rregullave morale qė parashtron ai ėshtė pastrimi i zemrės me qėllim qė duke u pastruar kėshtu, njeriu tė mund tė gėzojė komunikimin shpirtror me Qenien e Shenjtė, i Cili ėshtė Burimi kryesor i gjithė pastėrtisė. Shihet gjithashtu se Islami paraqet formula asketike tė pėrdorshme nė jetėn e pėrditshme tė njeriut. Pesė faljet e pėrditshme kėrkojnė qė tė sakrifikohet njė pjesė e vogėl e kohės sė tij dhe, pa ndėrhyrė nė jetėn e tij tė pėrditshme, i japin mundėsi tė kuptojė Hyjnoren qė ėshtė brėnda tij. Agjėrimi kėrkon qė tė hiqet dorė nga ushqimi e lėngjet, por jo nė mėnyrė tė atillė sa ai tė mos jetė nė gjendje tė vazhdojė punėn e tij tė pėrditshme. Pelegrinazhi ėshtė njė funksion tė cilin njeriu e kryen pėrgjithėsisht vetėm njė herė nė jetė, prandaj dhe, duke e drejtuar njeriun qė tė provojė pėrvojėn mė tė lartė shpirtrore, nuk ndėrhyn nė ndonjė shkallė tė konsiderueshme nė kursin e rregullt tė jetės sė tij.
avatar
Virusi-V
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi